Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth testit të shtatzënisë

Pershndetje Doktoreshe, desha te te pyes rreth testit te shtatzanise. Une periodat i kam nga 28 dite dhe gjithmone i kam pasur ne rregull. Keto te fundit kane pasur te me vin me date 14.04.2012 pasi dita e pare e periodave ka qene me 18.03.2012 por deri sot (me date 18.04.2012) ende nuk me kane ardhur, e bera nje test para 2 ditesh dhe me doli negative, a duhet te pres akoma per te bere testin ashtu qe ta di nese jam shtatzene apo jo dhe a ka mundesi qe me mbet shtatzen e mos me tu ba testi pozitive, gjithmone me dal negativ edhe pse je shtatzene. Faleminderi dhe pres nje pergjigje nga ana juaj duke ju falenderuar edhe njehere per kontributin qe po e jepni.

Meda Zena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meda

Shumë gjatë ke pritur, për të ditur shkakun e vonesës menstruale. Testi i shtatzënisë edhe mund të japë rezultat fals, prandaj kontakto mjekun obstetër gjinekolog për të konfirmuar praninë ose jo të shtatzënisë me analizën e beta HCG dhe me ekografi me sondë vaginale. Nëse shtatzënia mungon, ai do të gjejë shkakun e kësaj vonese menstraule dhe do të japë trajtim.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti