Shqetësime rreth mbetjes shtatzënë'
Ele Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvira
Tabletat e klomifenit janë nxitës të ovulacionit, pra ndihmojnë në maturimin e folikulit. Rekomandohet që ato të përdoren duke filluar nga një kokër në ditë, në ditën e dytë të ciklit menstrual dhe vlerësimi ekografik të maturimit të folikulit bëhet në ditën e 14-16 të ciklit. Nëse shtatzënia nuk ka filluar, në ciklin pasardhës shtohet doza me dy tableta. Shtimi vazhdon për çdo muaj nga një tabletë plus, deri në katër tableta.
Të uroj fat.
Pershendetje. Para 8 muajve kisha nje shtatzeni te pa zhvilluar dhe ne javen e 8 jam pastruar. Tani jane bere 8 muaj nga aborti nuk mundem me mbet shtatzane kam bere disa kontrolla tek gjinekologu dhe me ka dhene se ki disa mikrocista shume te vogla... Kam marre tbl clomiphene nga dita e 3 e menstruacioneve deri me 7ten dite mandej ne ditet e ovulimit nje inejksion mirepo me deshtoi shtatzenia nuk ndodhi... Tash mas 2 muajve qe kisha kete terapi nje dr tjeter me ka sugjeru te perdore prape tbl clomiphene. Sa eshte e rrezikshme kjo qe mos te kem femije kur do ndodh shtatzenia sipas ketyre te dhenave qe ju dhash? Ju lutem nje keshille pres nga ju ju falenderoj nga zemra per kohen e marre.