Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fillimi i shtatzanise

Pershendetje!
Jam ne fillim te shtatzanise po mundohem te ushqehem shendetshem, ha njejte si para shtatzanise, cdo dite po vjelli 1-2 here dhe serish jam fryer shume sidomos barku me duket sikur te jeme me shume se 3 muajshe. A mendoni qe eshte normale kjo apo si duhet te veproj sepse jam ne merak qe mos te shendoshem shume qe tani pra qe nga java e 6 e shtatzanise, eshte shtatzania ime e pare dhe ketu ku jetoj une nuk me kan dhen asnje pergjigje per kete..
Gjitha te mirat per juve.
Dorina Dori (4 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina,

Të rekomandoj: - ushqehu përpara se të shkosh në gjumë, - ushqehu në mëngjes përpara se të çohesh nga krevati, - ngrihu nga krevati ngadalë dhe koka të mos ndryshojë pozicion të menjëhershme, - ushqehu shpesh, çdo dy orë dhe me porcione të vogla, - ushqehu me ushqime të pasura me karbohidrate/sheqerna, - mos konsumo ushqime pikante me yndyrë si dhe ëmbëlsira, - konsumo jo më pak se dy litra ujë por jo gjatë ushqimit, - mos konsumo kafe, pije alkoolike dhe duhan, - shëtit në ajër të pastër por pa u mbilodhur.

Nëse këshillat nuk të ndihmojnë dhe situata rëndohet, të rekomandoj që të drejtohesh tek mjeku që të ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

arbnore deda (3 vite më parë)
jom shtazan ka 3teset hcg hera par mka dal 614..822..901 e fudnit a ka mundsi mu rrit vlera ju lutem me ndimoni spse neser kome ba edhe 1teset me pa vleren eter me hek beben spse mjeka po thot nuk po zhvillohet 1 bebe qe nuk zhvillohet nuk ndryshon vlera
Majlinda leno (3 vite më parë)
Mirdira doktoresh , desha te bej nje pytje ! Para dy dite kisha ber testin e hcg s dhe me doli pozitiv kisha dhe me shum dhimbje gjoksi po tash mbas dy dite gjinjet sme dhembin si ateher ,?? Ju litem dikush te me tregoj a ka pas ndokush kto lloj simptome jaa aaa m shum ne merakk ????
Djumana (3 vite më parë)
Pershendetje deshta te pyes se para 7 diteve ikam kry menustracionet por pse pokam kto dita si therrje ne fund te barkut her be anen e majt her ne te djatht ika ndodh dikuj ?
Lork Ledion (3 vite më parë)
Pytje
Nitush (4 vite më parë)
Pershendetje Desha te ju pyes jam shtatzan dhe kam probleme me gji nuk kam maje fare kam paske lindjen e par dhe nuk kam mundur ta ushqej me gji shkaku se nuk kisha maje dhe beba nuk mund te ushqehej e tash jam perseri shtatzan dhe beben dua ta ushqej me gji a keni ndonj ide qfar mun te bej rreth kesaj Faleminderit
Juna98 (4 vite më parë)
Pershendetje doktoresh Me 17 korik kam kryer nje mardhenie te pambrojtur. Kur mund te bej nje test shtatzanie qe te sigurohem vertet qe nuk jam. Faleminderit.
Elsa Bajrami (4 vite më parë)
Pershendetje doktoresh,a eshte normale qe ne javen e 5 mos me pas nundim te shtatezanise as te vjella e as deshire psh me ngrene diqka.

/komuniteti