Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në fund të barkut

Pershendetje doktor, ciklin e fundit e kam pasur me 13 mars dhe ende nuk me ka ardhur kete muaj. Testin e kam bere me ka dal pozitiv, por edhe te gjinekologia kam qene me ka thene te bej edhe nje kontrroll tjeter per shkak se nuk po mund ta vereje mire a jam apo jo shtatzene. Po ashtu, kam disa te therne (dhimbje) ne fund te barkut nderkohe. Cfare mendimi keni ju doktor, jam shtatzene apo jo? Gjithe te mirat.

Dona M. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Donjeta

Bëj edhe një test shtatzënie apo beta hcg të cilat mund ta konfirmojnë shtatzëninë. Është gati e pamundur që 2 teste shtatzënie rresht të bëra në shtëpi të mund të gabojnë. Dhimbjet e barkut mund të jenë një nga simptomat e shtatzënisë.

Ju uroj fat.

/komuniteti