Dhimbje në këmbë
Jesi Jesi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jesi
Dhimbja e këmbës mund të ndodhë si rezultat i komprimimit të nervave që i nervojnë këmbët. Mos u ludh dhe mos u rëndo me punë apo ecje dhe kur ndjen rëndesë, shtrihu sidomos në pozicionin anash majtas. Mos përdor ujë të ngrohtë apo të nxehtë, sepse nuk rekomandohet. Gjithashtu ki kujdes edhe nga shtimi në peshë në mënyrë të pakontrolluar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Me falni dhe nje here per shqetesimin por kerkoj te marr dhe nje here nje mendim nga ana juaj per nje problem qe jua kam shfaqur me pare. Kam 2 muaj te pakten qe ndjej dhimbje te lehte ne kembe dhe nuk e pata marre me shqetesim pasi me aq sa kisha lexuar thuhej se ishte normale ne shtatezani. Por keto ditet e fundit dhimbje me eshte shtuar shume dhe me zor rri ne kembe edhe kur eci caloj gjithe kohen. Dhimbjen e ndjej ne fund te legenit ne kockat e kembes se majte. Nuk e di cfare te bej sepse nese me zgjat nuk do jem e zonja as per te vazhduar punen deri ne qershor qe marr lejen e lindjes. Ju lutem me jepni nje keshille ne lidhje me kete shqetesim timin, ku duhet te drejtohem? Ju faleminderoj per kohen tua e per keshillat e vlefshme qe na jepnij! Me respekt Jesi!