Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha e shtatzënisë dhe preparatet mbrojtëse kundër abortit

Pershendetje, jam shtatzene pas dy vitesh pritje, pasi qe kisha PCO, dua te dije sa jave jam, dita a pare e ciklit ishe me 2 mars, mirepo me 5 prill pasi qe kishte kaluar koha per ardhjen e ciklit kisha vizite tek mjeku dhe nuk kisha shtatzani, mirepo u verejt nje folikul i gatshem per fekondim nga i cili edhe rezultoj suksesi, por e kam te paqarte tani me sa jave jam, a mund ta llogarise qe nga dita e pare e ciklit apo psh prej 5 prill edhe kur eshte verejte nje folikul i pjekur, dhe sa eshte rreziku per abort te keto femra me PCO dhe cfare preparate mbrojtese ka kunder abortit? Ju falenderoj shume.

Sonila Nitaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Në rastet me PCO, edhe mund të ndodhë edhe ashtu si e përshkruan. Për të llogaritur me saktësi të pranueshme moshën e shtatzënisë, datës kur ke kryer marrëdhënie seksuale i zbret 15 ditë dhe pranohet se dita e parë për numërimin e javëve të shtatzënisë fillon me datën 22 mars. Sot me datë 19 prill, shtatzënia është plot 4 javë.

PCO, janë problematikë kryesisht për mbetjen shtatzënë. Nuk ka preparate me emertimin për mbrojtje kundër abortit. Por të rekomandoj, që të ndjekësh këshillat e mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzëninë, në mënyrë që ai me analiza dhe ekzaminime të ndjekë atë, duke të dhënë masa parandaluesë nëse shikoj dhe vlerëson se diçka nuk po shkon në rregull.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti