Vitaminat në shtatzëni
Valona Hajredini
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valona
Tifol, është acid folik dhe bën shumë mirë që ta përdorësh deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Nëse ke dhimbje mesi apo në fund të barkut, mirë bën të përdorësh spazmolitikë.
Duhanin duhet ta ndërpresësh menjëherë. Ai ndikon shumë keq në rritjen e bebit, duke dhënë pengesë rritjes dhe zhvillimit normal të tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje se pari ju flm shume per pergjigjet tuaja, desha te pyes me 14-shin isha tek gjinekologu dhe vertetoj shtatzanine time 5 jave por me caktoj kontroll pas 10 diteve me dha nji lloj barne TIFOL per bebin dhe qetesues per mua, a eshte shume e demshme duhani ne shtatzani ne cilen periudhe duhet te nderpres krejt, megjithese eshte e demshme edhe tani? Ju flm shume.