Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetje dr. Moza deshiroj tju pyes! Kam vajzen 7 muajsh por cikli mestrual nuk me ka ardhe ende vajzen e kam ende me gji, deshiroj tju pyes a mund te ngelem shtatzan edhe qe nuk e kam cikln menstrual? Po ashtu deshiroj tju pyes deri ne muajin e sat nuk vjen cikli pas lindjes? Te gjitha te mirat ju deshiroj nga Dona, klm.

Likana Vula (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Nënat në fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.

Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.

Gjithë të mirat.

Likana Vula (14 vite më parë)
Ju faleminderit shum per pergjigje po edhe diqka desha tju pyes ! Nese behet testi i shtatzanis a eshte rezultati i sakt edhe qe nuk asht cikli mestrual .Per vertetimin e shtatzanis ? Te gjitha te mirat.

/komuniteti