Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Duhani pasiv dhe ndikimi i tabletave në ditët e ovulimit

Pershendetje, deshta tju pyes jam duke perdorur keto tableta me ka dhane gjinekologu bromergon 2.5mg, cycli-progynova draje kam perdore gjate muajit mars kur kam perdore keto tableta kam qene edhe te mjeku familjar kisha nje problem me hemorroide dhe me pyeti mos jam duke perdor ndonje tablet dhe tregova qe jam tu pi keto tablet qe mi ka dhene gjinekologu. tani ai me pershkroi keto tableta dhe nje mast tableta jane Duovit F vitamin dhe minerale. Me 24 kam ditet e ovulimit a ndikojne keto tableta ne mosmbetjen shtatzene dhe tymi i duhanit te tjereve se kam frike mos nuk po mbetem shtatzane? Ju lutem qe me jepni nje pergjigje, ju deshiroj nje pune te palodhshme.

Luma Af (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luma

Preparati bromergon, mund të mos japë efektin e dëshiruar ashtu si dhe mund të shoqërohet me efekte anësore. Edhe preparati cyclo progynova, shoqërohet me një seri efektesh anësore, por nuk nuk di që këtë preparate të shoqërohen me efekt anësor për hemorroide.

Këto preparate ndihmojnë në mbetjen shtatzënë.

Multivitaminat janë të rëndësishme për organizmin para shtatzënisë, prandaj tabletat duovit përdori.

Për të patur shtatzëni të sukseshme, përpara se të tentosh për të, të rekomandoj të bësh fillimisht këshillimin parakoncepsional. Këshillimi konsiston në atë, që me anë të ndryshimit të sjelljes dhe rregjimit të jetës si dhe me anë të analizave dhe akzaminimeve, të sjellësh organizmin dhe në veçanti shëndetin riprodhues të çiftit në kushte optimale. Për të këtë, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat.

/komuniteti