Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i fortë

Mirembrema doktoreshe! Jam ne javen e 32 por barku me qendron i forte dhe kur jam ne kembe kam ndjenjen se po do me dale beba! Kam dhimbje shpine edhe ne wc me shkohet teper shpesh edhe pse skam asgje per te urinuar! C`me udhezoni ju per kete? Dhe shkaku i ankesave cili eshte? Ju faleminderit.

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mendoj se shkaku i pranisë së shenjave që referon, është shtatzënia e cila shtyp fundin e barkut duke dhënë ndjenjën e urinimit dhe barkun e fortë. Qëndro sa më shumë shtrirë dhe shmangu nga qëndrimet në këmbë dhe punëve të rënda. Nëse nuk lehtësohesh nga këto këshilla, kërko te mjeku obstetër gjinekolog, ndonjë preparat për të cliruar muskujt e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti