Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i bicikletës statike

Pershendetje! Jam ne javen e 20 te shtatzanise, cdo gje po shkon mire. Doja te dija a mund te ushtroj ne biciklete statike ne shtepi dhe neqoftese po sa minuta duhet te ushtrohem, nuk eshte se bej ndonje aktivitet tjeter gjate dites pervec se levizjeve ne kembe?

Sui 1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suela

Përdorimi i bicikletës statike është një alternativë e mirë. Por gjithmonë pini ujë të mjaftueshëm dhe mos u lodhni shumë. Kohëzgjatja mvaret prej jush. Nëse nuk ndiheni mirë gjatë ushtrimit, ndërpriteni menjëherë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti