Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e bardha

Pershendetje Dr. Mimoza flm per pergjigjjet qe na i ofron. Desha te bej nje pyetje, ka 4 dite qe kam menstruacione te bardha, kane ngjyre te bardhe te theksuar, pa ere, por kam edhe shume kruarje ne organin gjenital, nuk kam vizituar mjekun. Deshta te pyes a eshte ndonje lloj infeksioni apo cka mund te jete ne pyetje edhe cka me rekomandoni? Flm shume.

Vali Vali (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona

Dyshoj se bëhet fjalë për infeksion vaginal. Pa tjetër bëj një analizë të sekrecioneve vaginale dhe kulturë të tyre. Antibiograma ose mykograma, do të orjentoj mjekun për medikamentin më të përshtatshëm.

Të uroj shërim të shpejtë.

Drandolina Cara (14 vite më parë)
Pershendetje dr. Mimoza Edhe une kam shume probleme me menstruacionet e bardha, po thuajse qe 1 vit jam vizituar neper mjek ne Kosove, ne Tetove, ne Shkup, ne Remedik, por askush nuk ka mundur te me ndihmoje. Kam shume te bardha, vazhdimisht rri e lagur asnjehere nuk me ndalen. Kur kam maredhenje shume keq kaloj, jane me ere shume te keqe. Para 1 viti e gjys kam pas abort spontan, dy bineq, e qe prej asaj kohe vazhdimisht kam te bardha, mendoja qe kur te lindi do te pastrohem, por qe 7 jave kam lind por prap me paraqiten keto. Nuk di cfare te beje, a mundeni te me ndihmoni, te me udhezoni se cfare duhet te beje, jam ne hall, ju lutem. Jam 27 vjeqare nuk kam lene vaginalete pa provuar dhe nuk kam lene terapi pa ba, por kot. Ju lutem me ktheni pergjigjje, ju falemnderit per mirkuptim me respekt.

/komuniteti