Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma urealiticum

Pershendetje doktoreshe. Para nje viti kisha nje lindje ne javen e 29 dhe femiu nuk mbijetoi, tani kur po mendoj per fillimin e shtatzanise tjeter bera analizat e kultures vaginale me c`rast testi per ureaplazma ishte pozitiv, kam perdor kete terapi azomex500/3dite poashtu dhe burri, vag.Polyginax, por edhe pas kesaj testi ishte pozitiv, mandej kam perdore dovicin/7dite dhe normia per rregullimin e flores, prape e perserita testin dhe ishte pozitiv, ju lutem cfare me sygjeroni te bej, a eshte e mundur te kete kaluar ne kronike pasi qe nga dhjetori jam duke u mjekuar por kot, jam ne stres ju lutem me ndihmoni? Ju faleminderit.

Mirvete Mustafa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirvete

Zakonisht për të trajtuar ureplazmën, përdoret tetraciklin (doksicilinë) për 10-14 ditë. Efikasitet në trajtim jep edhe eritromicina. Paralelisht duhet trajtuar edhe bashkëshorti, por gjatë periudhës së trajtimit mos kryej marrëdhënie seksuale. Shkaku është prishja e pehashit vaginal, i cili ndodh edhe për shkak të përdorimit të shampove, tamponave etj.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti