Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Striat në shtatzëni

Pershendetje Znj. Keta, desha te ju bej nje pyetje, me dt 18 kam hyre ne muajin e shtate te shtatzanise, i kam verejtur 2 shenja te vogla te striave ne bark, ju lutem a mund te ma propozoni ndonje krem per stria dhe gjithashtu a mos eshte heret qe kane filluar te me behen striat, dhe ju lutem a do te vazhdojne ne mase shume te madhe te me behen striat, sepse jam jashtezakonisht e brengosur per kete problem? Me respekt.

Ela Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eglentina

Të çarat që ke vënë në lëkurën e barkut, këmbëve apo gjirit, nuk mund të parandalohen. Efekti i tyre mund të zbutet dhe të përmirësohet, duke përdorur kremra të cilat duhet t’i përdorësh me rekomandimin e mjekut dermatolog. Edhe masazhet e lehta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut të lëkurës, kanë efekt pozitiv në pamjen e striave.

Shpresoj që me këshillat e mia, të pëmirësohet ndopak pamja e tyre pas shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti