Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zorrët e bebit

Pershendetje Dr. jam ne javen e 37 te shtatzanise, dhe ne viziten e fundit Dr. ime me tha se bebi i ka pak zorret ne bark te fryera jam be shume merak me tregoj edhe me tha qe nuk eshte ndonje problem, do shikojme pas lindjes, prej kontrolles kam shume koke dhimbje per qate qe ma tha Dr. a mos eshte faji te une, ose a ke has ne ndonje problem te njejte, a eshte diqka e rrezikshme per beben time. Flm shume nese me pergjigjeni.

Aferdita Simnica - Morina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nuk mendoj se fryrja e zorrëve të fetusit të jetë problematike. Çdo gjë do të verifikohet pas lindjes, kur mjeku neonatolog bën kontrollin e përgjithshëm të fëmijës së porsalindur.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Ditas (14 vite më parë)
Përshëndetje dr. Faleminderit shume.

/komuniteti