Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth grupit të gjakut

Pershendetje dr e nderuar kam nje pyetje per ju, jam shtatzane dhe pres femijen e pare, kam grupin e gjakut a negativ, burri a pozitiv, a duhet te marr rogamin dhe kur dhe a mundesh me me tregu qka eshte coomsi indirect? Ju pershendes dhe ju pergezoj per punen. Gjitha te mirat.

Luljeta Arifi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Unë të rekomandoj që të aplikosh mbrojtjen me imunoglobulinë. Për të mësuar më shumë mbi faktorin rhezus të gjakut, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/rh-faktori

Testi indirekt Coombs, përdoret për të zbuluar antitrupat e krijuar në serumin e nënës nëse fëmija është rhezus pozitiv. Testi tek gratë e paimunizuara, përsëritet çdo muaj nga java e 18-20 e shtatzënisë deri në fund të saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti