Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për dhimbje në stomak

Përshëndetje doktoreshë, desha të të pyes që sa herë të kem marrëdhënie me të fejuarin shpesh herë më shfaqet një dhimbje në stomak në anën e djathtë, ai nuk jeton këtu në Kosovë, me thënë që kemi marrëdhënie shpesh. Çka mund të jetë kjo, a ka ndonjë problem që mund të shqetësohem? Të falenderoj për kohën qe e gjen këtu në portal të na përgjigjesh.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Dhëmbja gjatë raporteve seksuale (dispareuni), vjen si shkak i një infeksioni të mundshëm të pa trajtuar siç duhet, duke kapur pjesët e sipërme të traktit riprodhues femëror. Këto infeksione, shoqërohen me dhëmbje në fund të barkut. Megjithëse mungojnë shenjat të tjera, analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale dhe testi i klamidias, ureaplazmës dhe mykoplazmës ndihmojnë për diagnostikimin e infeksionit dhe trajtimin e tyre nëse ekzistojnë.

Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtem:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/dhembja-gjate-aktit-seksual?like=true

Gjithë të mirat.

/komuniteti