Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku

Persendetje! Doktoreshe ju kam shkruar para 3 ditesh per ate cka me fortesohet barku por eshte e cuditshme sepse as 1 min smundi te qendroje ne kembe sepse me shtrengohet barku dhe mesi njekohesisht pasi te qendroj ne kembe! Dhe kur me shktrengon me zgjat 5 deri ne 10 min me behet barku teper i forte sa qe mezi marre fryme? A eshte shqetesuese pasi jam ne javen e 32 + 5 eshte heret per lindje? Eshte i padurueshem momenti kur me fortesohet barku? C`me udhezoni? Flm per pergjigjet tek ju gjejme udhezime me te vertete te favorshme, ju faleminderit.

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije

Kjo që të shpjegon, nuk është normale. Menjëherë kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Shtrëngesat duhet të dominohen me rregjim dhe me preparate për të rilashuar shtrëngesat, në mënyrë që shtatzënia të ndodh sa më afër kohës së termit.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti