javë pas jave
Përshëndetje Adelina,
Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore:
Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes.
Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes.
Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda.
Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje. Kontakto menjëherë me mjekun tënd gjinekolog.
Uroj të lindësh një fëmijë të bukur.


Doktoreshe desha tju pyes, jam shtatzane ne muajin e 9. Kam afatin e fundit deri me 3 maj si mund ta di se jam gati per te lindur, kam dhimbje midisi, shtrengim barku, thuajse 2 dite rresht kam kesi lloj dhimbjesh, kisha dashur nje pergjigje nga ju, faleminderit.