Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje. Jam e re ketu ne website. Sidoqofte desha te ju pyes nese jua merr mendja a jam shtatzene apo jo?! Ciklin e kaluar e kam pasur me 20 mars, sot eshte 23 prill ende nuk me ka ardhur cikli. Prej se kemi filluar te planifikojme familje me jane vonuar 1 dite kete here 3. Testin e kam bere me ka dale negativ. Simptoma nuk kam pervec therrje te barkut sikur para se me me ardhe cikli dhe gjoks si te lenduar. Faleminderit.

Nina Xxx (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje zonjë,

Ju rekomandoj të bëni testin beta hcg, për të parë nëse shtatzënia është e pranishme apo jo. Nëse edhe ai del negativ, atëherë duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të kuptuar arsyen e vonesës së ciklit menstrual.

Uroj të kesh mbetur shtatzënë.

Arbnesha Dakaj Shala (14 vite më parë)
Pershendetje edhe une e kam rastin e ngjajshem me zonjen. A ka mundesi te me sqaroni se ku mund te blihet testi i lartpermendur?

/komuniteti