Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth tabletave utrogestan

Pershendetje doktor, te falenderoj shume per pergjigjet e qarta dhe shume ndihmese qe po i ben. Jam ne javen e 5-te te shtatzanise dhe gjinekologia per shkak se kam dhimbje ne fund te barkut me shume nga ane e djathte me tha keto tableta, a mund te di per cfare jane saktesisht tabeltat Utrogestan? Faleminderit!

Dona M. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Donjeta

Utrogestani ka në përbërjen e tij progesterone, i cili ndihmon që shtatzënia të zhvillohet nomalisht. Utrogestani është një preparat që ne i themi 'gestagjen'. Qëllimi i dhënies së këtij bari është që ta mbajë mitrën të butë, të flashkët, në mënyrë që embrioni të zhvillohet lirshëm dhe pa probleme. Kjo është arsyeja se përse gjinekologu yt ta ka përshkruar këtë terapi.

Të uroj një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti