javë pas jave


Cikli menstrual, ndryshon tek një grua që ushqen fëmijën me qumësht gjiri ndaj një tjetre që nuk e ushqen atë me gji. Studimet kanë zbuluar se ovulacioni i hershëm dhe kthimi i shpejtë i menstruacioneve pas lindjes, është më i vonë tek gratë që ushqejnë fëmijën me gji në mënyrë intensive, ndërsa ndodh që të vijnë më herët edhe 6-të javë pas lindjes kur nuk ushqehet fëmija me qumësht gjiri.
Kthimi i menstruacioneve është tregues shumë i mirë i kthimit të fertilitetit (lindshmërisë). Mundësia e mbetjes shtatzënë tek këto gra, flet për rritjen e aktivitetit ovarial. Prandaj përderisa ju i keni patur menstruacionet e rregullta, dhe u paraqit ky ç’rregullim që thoni, atëherë do të ishte mirë që të bëni kontroll gjinekologjik dhe një ekografi tek mjeku gjinekolok. Ai me këtë duhet të gjejë shkaqet e këtij ç’rregullimi të cilat mund të jenë të ndryshme.
Ju uroj jetë pa problem shëndetsore.


Pershendetje e nderuar Z.Keta,
Jam Nora nga Prishtina. Jam 35 vjeqe dhe kam nje bebe te lindur ne shkurt te ketij viti- eshte femiu i pare. Desha te ju bej nje pyetje. Cikli ka ardhe tek pas 6 jave qe kam lind dmth ne javen e pare te prillit, pastaj i kam pas pas nje muaji dmth ne maj, pastaj prap pas nje muaji ne qershor mirepo qka me shqeteson se pasi i kreva erdhen prap pas 2 jave dmth ne qershor 2 here. Qfare mund te jete. Femiu eshte me qumesht artificial. Me rrespekt! Nora