Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cilat janë dhimbjet e lindjes?

Doktor, deshta tju pys jam ne javen e 38 te shtatzanise. Si mund ta di se cilat dhimbje jane te lindjes, desha edhe tju pyes qe 3 ditet e fundit kam jashteqitje por jo normal si herave tjera shume te erret e kam jashteqitjen, cfare mund te me thoni per kete? Ju pershendes faleminderit.

Linna Lina (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Adelina.

Ngjyra e jashtëqitjes mund të ndryshojë mvarësisht prej ushqyerjes tuaj. Nëse nuk keni shqetësime të tjera, nuk mendoj se është shqetësuese.

Si shenjë e parë e fillimit të aktivitetit të lindjes, është shkëputja e “tapës mukoide”. Kjo është një përzjerje e trashë viskoze, ndonjëherë e shoqëruar me rrema gjaku e cila del nga vagina pa u sforcuar. Mirë është, që mjeku të lajmërohet për këtë ndodhi.

“Plasja e ujrave”, është shenja e dytë e fillimit të aktivitetit të lindjes. Rrjedhja e këtij, lëngu ndodh pa u ndjerë. Pa tapën mukoide dhe me ujra të plasura, shtatzëna mund të qëndrojë edhe 24 orë pa pasur kontraksione. E vetma mundësi, është infeksioni në rastet kur mungon higjena personale. Lajmërimi i mjekut që do ndjekë proçesin e lindjes, është i domosdoshëm.

Nëse afrohet kalimi i 24 orëve, shtatzënat duhet të drejtohen menjëherë në maternitet/shtëpinë e lindjes.

Si shenjë të tretë, janë kontraksionet. Kontraksionet fillojnë si një forcim i barkut, të shoqëruar me rëndim në fund të tij. Kohëzgjatja e kontraksioneve dhe intervali midis tyre, i bëhen të njohura mjekut. Në këtë fazë, frymëmarrja dhe frymënxjerrja me gojë apo me hundë, ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit.

Dilatacioni/hapja e qafës së mitrës ndodh gradualisht, afërsisht 1cm në orë. Lindja ndodh kur qafa e mitrës është hapur 10 cm.

Gjithë të mirat.

janii (12 vite më parë)
une jam ne javen e 38 e 4 dit kam urine te shpeshta kam shkelmimin ner bark do nje herr edhe kam sikur gerq nbark edhte djal a muj me dit deri sa munet mu shty sa jav djali nese ka munsi edhe kok dhimbje kam shum muj tperdori naj barn per dhimbje
Ditas (14 vite më parë)
Pershendetje. Une e kam te njejtin problem, jam ne javen e 38, me qe eshte shtatzania ime e pare, po frigohem mos nuk po di ti dalloj p.sh plasjen e ujerave per arsye se gjate gjithe kohes jam ne tualet se urinoj shume shpesh mos nuk po e verej, edhe pse levizjet e bebit jane te rregullta, edhe pse kete javen e fundit kam sekrecione me shume dhe zgjaten, a mund te jete kjo ndonje problematike, me analizat kam perfunduar me heret para pak kohe kam perfunduar edhe terapite e marra. Faleminderit.

/komuniteti