Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Puçrra rreth vaginës

Pershendetje dr. perse rreth vagines kam disa pucrra te vogla, nje pak ma e madhe e tjerat te vogla nuk kam pas ma perpara po mu kane ba edhe mu kane shumu, dikund nja 8 copa perafersisht. Isha te mjeku me tha qe duhet mu hek ato mu djeg... gjithashtu edhe burri i ka pak i tha edhe ati duhet mu hek... njekohesisht keto dite nga 22 deri ne 28 jam ne ditet e ovulimit, kam marre tab klomifen nese mbes shtatezene a ka dicka rrezik per cka behet fjale, cka jane keto, cili eshte rreziku i tyre dhe cka me keshilloni mi hek apo mi lan? Te lutem nje keshille. Gjithashtu kam frike mos po mbes shtatezene ne kete muaj e mi hek ato mos ka dicka rrezik se tha qe duhet mu mpi edhe mi hek, mu djeg, ju pershendes shume dhe ju lutem mendimin tuaj.

Ele Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvira

Patjetër duhet të hiqen ato puçat që të kanë dalë ty dhe bashkëshortit për rreth organeve seksuale. Edhe trajtimi medikamentoz është i rëndësishëm në rastet si e përshkruan. Pavarësisht konsumit të klomifen, të rekomandoj që mos të fillosh një shtatzëni, pa kaluar trajtimin e infeksionit që ju është shfaqur. Pasi të jeni shëruar, përsëri mund të përdorësh klomifen dhe të tentosh për shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti