Si ndikon palestra gjatë kohës kur tenton për shtatzëni?
Ola Shkreli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Të bësh ushtrime gjimnastikore apo palestër, nuk ka ndikim negativ për fillimin dhe mbarëvajtjen e shtatzënisë, nëse shëndeti riprodhues dhe gjendja e përgjithshme shëndetsore është në kushte të mira. Për çdo ndryshim të ndjeshëm dhe që të duket se nuk është normale gjatë palestrës, kontakto mjekun obstetër gjinekolog për të marrë këshillat e nevojshme.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje! Tani eshte periudha qe une po tentoj per shtatzeni por njekohesisht po frekuentoj dhe palestren, a ndikon kjo tek konceptimi?