javë pas jave
Përshëndetje Ela
Të uroj për lindjen e bebit. Nuk ka asnjë problem negativ, për të përdorur korse pas lindjes. Nëse lindja ka ndodhur me prerje cezariane, atëherë duhet pritur heqja e penjëve dhe shërimi i plotë i plagës operatore përpara përdorimit të korsesë. Kur të të shërohet plaga operatore vendos korse. Por nuk besoj se korseja bën që të të ikë barku, megjithëse ajo ndihmon për një paraqitje sa me estetike. Rikthimi i barkut në gjendjen përpara shtatzënisë, mund të bëhet me dietë dhe gjimnastikë.
Shumë grave, gjatë shtatzënisë u formohen striat, të çarat e lëkurës në gjoks, bark apo kofshë. Edhe në komunikimet e tjera kam shpjeguar se, parandalimi i tyre është i pa mundur. Por ekziston mundësia e minimizimit të pasojave. Ndaj edhe ty Ela, mund të them se, në farmaci ndodhen medikamente të cilat mund të minimizojnë pasojat dhe t’a bëjnë lëkurën më të pranueshme nga ana estetike.
Por, mos guxo të përdorësh preparate mjeksore pa u konsultuar me dematologun. Ai duke vlerësuar gjëndjen tënde, do të rekomandoj preparatin e përshtatshëm për lëkurën tënde.
Gjithë të mirat.


Kam dy jave qe kam lindor me operacion. Me ka mbetur pak barku. A eshte e demshme qe te perdore kurse shume te ngushta per shkak te operacionit? Po per vijat e kuqe te zgjeruara qe me kane mbetur ne bark me cfare mund ti trajtoje?