A mund të mbetem shtatzënë pas tërë këtyre analizave?
Djana Djana
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Përsa përshkruan, nuk është për tu shqetësuar nëse trajtimi medikamentos bëhet shpejt dhe është efikas. Pas trajtimit të infeksioneve, edhe një herë duhet të rikontrollohesh për sindromën e vezoreve policistike.
Kur gjendja e shëndetit riprodhues të normalizohet, atëherë mund të tentosh për shtatzëni.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, doje t`ju pyesja mbi disa probleme te miat, gjithnje duke te falenderuar per durimin e pafund qe keni... kam nje vit e gjysem qe tentoj te bie shtatzane, ne fakt mensturacionet nuk i kam pas te rregullta, shkova nje nje klinike private e bera nje sere analizash, tioriden jodion... dhe nje eko nga poshte per te pare vezoret se ne cfare gjendje jane... rezultati: polikistike, doktoresha me dha 2 lloj ilacesh njerin nuk e mbaj mend dhe tjetri kontraceptive 2 kura te plota per te shkaterruar kistet. Por tani vone nuk e ndjeja veten mire dhe bera nje analize sekrecionesh, Rezultati: gardenrella pozitive 2. me dha perseri ilace mua dhe bashkeshortit tim. Pas nje analize te trete Uroplazem-Mykoplazem rezultati fatkeqsisht: uroplazma pozitive (++). Tani me ka dhene doktoresha perseri ilace dhe te forta, Antibiotike, Vitamine C dhe ovula... jam shume e shqetesuar per kete gje, kam frike se nuk do te mbetem shtatzane me tera keto probleme... a do te mbetem shtatzane tani pas tere ketyre analizave? Ju lutem si mendoni ju? Falenderime te perzemerta per ju e per te gjithe stafin tuaj... Arbi.