Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja e lëkurës së gjymtyrëve gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar zonje! Sot u vizitova sepse kam kruajtje te lekures ne duar dhe kembe sepse me kane dale disa si pucrra qe me kruhen gjate dites dhe nates. Shkova tek dermatologu dhe me tha per te perdorur ultrakolten dy cope. A e demton femijen kjo duke qene se tani hyj ne javen e 12? Flm pres pergjigjen tuaj.

Anxhela Kame (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anxhela

Pas javës së 12-të të shtatzënisë, mund të përdoret trajtimi i rekomanduar nga mjeku dermatolog, pasi në këtë periudhë mbaron embriogjeneza, pra formimi i organe kryesore të fëmijës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti