Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi pozitiv mirëpo shtatzënë nuk jam!

Pershendetje Dr. Ciklin e fundit e kam pas me 12 prill mirepo para ketij muaji me jane vonuar menstruacionet 5 dite dhe kam bere testin e shtatzanise dhe ka dale pozitiv. Pak ore pasiqe e bera testin filloi gjakderdhja... shkova ne spital me ben analizen e urines per te vertetuar shtatzanine dhe doli negativ... (ne realitet une u tremba pak, pasi qe para 3 muajve kam pas abort spontan ne javen e 7 dhe mendova mos eshte abort mirepo analizat e urines ne spital dolen negativ.) Sa jane te verteta testet e shtatzanise? Une e kam perdorur sipas rregullave dhe nuk ishte hera e pare qe perdorja nje te tille!

Ermira Bullatovci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Testet e shtatzënisë edhe mund të japin rezultat të gabuar, por kjo nuk varet vetëm nga korrektësia e kryerjes së testit. Më vjen mirë që është konkluduar, se nuk ka ndodhur abort i padëshiruar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti