Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje, a ka mundesi 4 ose 5 dite para periodave te mbese nje femer shtatzene? Ju pershendes.

Lule E Bukur (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Desa,

Teorikisht eshte e pamundur. Do te perpiqem qe te ta sqaroj arsyen. Per te ndodhur shtatzenise vezorja duhet ta liroje qelizen veze (ky proces quhet ovulacion) dhe kjo qelize duhet te bashkohet me spermatozoidin. Ovulacioni ndodhe diten e 14 te ciklit menstrual (dita e pare e ciklit eshte dita e pare e menstruacioneve, domethene kur fillon gjakderdhja menstruale). Qeliza veze e cila lirohet eshte e afte qe te bashkohet me spermatozoidin vetem 24 ore. Domethene nese nuk bashkohet me spermatozoidin brenda kesaj periudhe kohore 24 oreshe, kjo qelize sterkeqet dhe pas dy javesh asaj gruaje do t'i vijne menstruacionet. Nese nje grua ka marredhenie 4-5 dite para periodave (ose menstruacioneve) i bie qe qeliza veze tashme eshte shkaterruar dhe eshte gati e pamundur qe te vie te shtatzenia. Domethene per te ndodhur shtatzenia nje çift duhet te kete marredhenie seksuale brenda te ashtuquajtures "dritare te fertilitetit" qe eshte 3 dite perpara dhe 3 dite pas dites se ovulacionit (domethene prej dites 11 deri diten 17 te ciklit menstrual).

Gjithe te mirat.

Marsi Mars (14 vite më parë)
po praktikisht doktor??????????
Lule E Bukur (14 vite më parë)
flm shum per pergjigjjen doktor
Lule E Bukur (14 vite më parë)
adeja ti mundesh te kesh infeksionin e ureaplazmes se keshtu ndodh te keshilloj te besh strishon ..te pershendes
Adeja (14 vite më parë)
Prsh.i nderuar dr... kam nje pyetje ju lutem mu pergjigjeni nuk mundem te regjistrohem sepse une jetoj ne Gjermani e nr qe e kerkoni per mu regjistru ne kete faqe nuk e pranon... pas marredhenjes seksuale sperma nuk rrin ne mua ju lutem me keshilloni. Kam pas ni vizite te dr me ka thone gjithcka ne rregull qe 4 muaj provoi te mbes shtatzane?...Ciklin menstrual e kom pas me 10 maji, flm per mirekuptim ju prsh.

/komuniteti