Kontraceptivët e urgjencës
Ola Beli
(13 vite më parë)
Pershendetje Ola,
Kontraceptivet emergjente merren sa me shpejt qe eshte e mundur, por me larg se 72 ore nga marredhenia seksuale, kurse tableta e dyte (e ke pare se ne kuti jane dy tableta) merret pas 12 oresh. Asnje kontraceptiv nuk ofron mbrojtje te qindperqindte, por fakti se ke gjakderdhje eshte shenje se ka pak mundesi qe te jesh shtatzene. Kontraceptivet emergjente pritet qe te shkaktojne çrregullim te ciklit, keshtu qe mos u merakos! Une te rekomandoj qe te konsultohesh me nje gjinekolog per te marre informacionet e nevojshme lidhur me mbrojtjen nga shtatzenia e padeshiruar (ne te ardhmen, sepse kesaj here nuk besoj se je shtatzene!).
Gjithe te mirat.
Prsh doktor! Para ca kohesh kam kryer marredhenie me te dashurin dhe ai u terhoq ne fund duke e nxjerrur spermen jashte. Ai eshte shume i sigurte qe e ka nxjerre jashte trupit tim mirepo une isha shume ne merak ngaqe eshte hera ime e pare qe kreva marredhenie seksuale. Mbas 52 oresh piva nje kontraceptive urgjence NorLevo dhe mbas 11 ditesh qe piva norlevon pata gjakderdhje ne fakt pas 2-3 ditesh prisja menstruacionet por erdhen pak me heret... Mirepo keto menstruacione nuk jane si me pare jane me te lehta jo dhe aq te renda si gjithmone. Kam frike se jam shtatzene dhe jam shume ne merak, ju lutem me ndihmoni.