Kur fillon plasaritja e lëkurës?
Arozeta Hoxha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arozeta
Nuk ka kohë të përcaktuar për gratë shtatzëna, se kur mund të fillojnë plasjet (striat) në lëkurën e barkut. Ato ndodhin për shkak të tërheqjes së lëkurës nga fryrja e barkut, por te shumë gra striat nuk shfaqen asnjë here ashtu si te disa të tjera shfaqet shumë të theksuara. Nga kjo duhet kuptuar se striat për shkak shtatzënisë apo shëndoshjes, janë shfaqje individuale e çdo gruaje dhe ka të bëjë me elasticitetin e lëkurës. Një ndihmë shumë e mirë për të shmangur striat gjatë shtatzënisë, është edhe përdorimi i kremrave apo masazheve dhe ti ke bërë mirë që ke përdorur krem të posaçëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
A mund te me ndihmoni duke me treguar se ne cilin muaj te shtatzanise mund te fillojne plasaritjet e lekures, une jam ne muajin e 6 dhe nuk kam asnje shenje, theksoj qe po perdore nje krem te posacem per plasaritjet?