Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa është e rrezikshme mungesa e ciklit?

Pershendetje doktoreshe, qe 2 muaj perdori clomifen per 2 muaj kam pas cikel te rregullt gjithmone me daten 2 po kete muaj me jane vonuar qe 3 jave kam bere testin po me ka dale negativ isha te mjek me tha qe te presim edhe pak per te vertetuar se cfare eshte, jam shume ne merak se nuk po kuptoj asgje, kisha dashte qe te me jepni disa sqarime, a eshte ne rregull kjo vonese edhe pse jam duke perdore clomifen? Faliminderit shume per pergjigjjen.

Lorena Hajzeri (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Vonesa menstruale ka si shkak shtatzëninë ose çrregullimet menstruale. Kërkoji mjekut që të verifikojë nëse bëhet fjalë për një shtatzëni, me ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Nëse shtatzënia nuk është e pranishme, atëherë duhet të gjendet shkaku i kësaj vonese. Mjeku ka mundësi ta bëjë këtë me anë të vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve.

Nëse konkludohet se shëndeti riprodhues është brënda parametrave, vazhdimi i përdorimit të klomifenit është i nevojshëm gjithmonë me rekomandimin e mjekut obstetër-gjinekologjik.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti