Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje doktoresha, me date 14 me iken menstruacionet dhe me date 16 pata raport dhe tani dua te di jam shtatzane si mund ta shikoj, se une dhe pi duhan 5 cigare ne dite, me perpara pija shume por tani e kam larguar pak dhe here here me vjen te vjell me meren mend gjate gjithe dites? Ju uroj gjithe te mirat.

Elizabeta 123 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Bëj një test shtatzënie, për ta konfirmuar shtatzëninë, sepse simptomet nuk janë gjithmonë shenja të sigurta shtatzënie. Nëse je shtatzënë, cakto një termin tek mjeku gjinekolog për të marrë udhëzimet në vijim.

Një nga rekomandimet e këshillimit parakoncepsional është edhe lënia e duhanit. Nëse ju konsumoni duhan atëherë në gjakun tënd kalojnë helmet e shkaktuara nga djegia e duhanit, kështu që gjaku yt që do të rrisë fëmijën gjatë shtatzënisë nuk do të jetë i pastër. Të këshilloj ta lësh duhanin.

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
Ada per mendimin tim eshte pak si heret edhe te mendosh qe je shtatezene, ngaqe kudo qe lexon, te gjitha simpotmet e shtatezanise me marramendje e me te vjella fillojne nga java e 6 e shtatezanise. Dhe jam shume e sigurte qe doktoresha ka menduar qe ke oyetur per muajin mars. Edhe sikur te qendronin spermatoziodet ne trupin tend deri ne 7 dite, ti daten e ovulimit do ta kishe pasur reth dates 21
Elizabeta 123 (14 vite më parë)
pershendetje doktoresha por nuk eshte pak si heret te besh testin?jeni shum e mir

/komuniteti