Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitrës

Pershendetje! Flm per udhezimet dhe qofshi e shperblyer nga Zoti! Une ankohem nga fortesia e barkut dhe pasi me udhezuat ju per nje kontrolle menjehere shkova dhe me tha qe qafa e mitres eshte shkurtuar 30 mm dhe per kete shkak duhet te ri vec shtrire. Sa mm duhet te jete e shkurtuar qafa e mitres per pasim te lindjes? Sepse nuk kuptoj cka dmth kjo qe qafa e mitres eshte shkurtu 30 mm! Dhe po me tha nuk guxon nder 30 mm te shkurtohet pasi jam ne javen e 33?

Dije * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije

Shkurtimi i qafës së mitrës, do të thotë që organizmi (pra edhe mitra) po përgatitet të kryej lindjen e fëmijës. Kjo situatë duhet të fillojë të ndodhë rreth javës së fundit të shtatzënisë. Prandaj mirë do bësh të qëndrosh sa më shumë rregjim shtrati dhe të ngrihesh vetëm kur të shkosh në banjo/wc. Unë mendoj se mjeku duhet të të kishte dhënë një rilashues të muskujve, për të mos ndodhur ajo fortësi barku që ankon. Megjithatë mjeku që të ka kontrolluar, e njeh më mirë situtën dhe ecurinë e shtatzënisë tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

/komuniteti