A janë normale dhembjet e barkut dhe shpinës?
Sonila Nitaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila
Një ndryshim i përgjithshëm ndodh në organizmin e gruas, kur një shtatzëni fillon dhe vazhdon duke u thelluar ndryshimi me rritjen e moshës së shtatzënisë. Por fillimi është i vështirë dhe kërkon që kujdesi të jetë i veçantë. Mundohu të jesh sa më e qetë dhe mos u rëndo me lodhje të tepruar apo qëndrim të gjatë në këmbë. Mos harro tw konsumosh acid folik.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam ne javen e 5 te shtatzanise, dua te di a jane normale dhembjet e barkut dhe te shpines here pas here, dhembjet e barkut jane te tilla sikur ne kohen kur cikli ofrohet dhe nganjehere si therrje te lehta, gjithashtu nuk kam mundim apo vjellje a eshte kjo normale? Ju faleminderit paraprakisht.