Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është i domosdoshëm tripletesti?

Pershendetje Dr. Moza. Ju lutem doja t'ju pyesja ne lidhje me triple testin. Une per pak muaj bej 35 vjec, nderkohe qe kam nje djale 5 vjec dhe tani jam ne javen e 17-te te shtatzanise se dyte. Kete here i kam binjake. Ende nuk jam e bindur per te bere triple testin. Deri tani shtatzania ka qene e mbare. Dhe nje pyetje e dyte qe kisha eshte nese me binjaket do te duhet te lind me heret dhe rreth cfare jave? Faleminderit e pune te mbare.

Darina Dobrushi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Darina

Për të mësuar se kur dhe përse bëhet tripëll testi, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/dabell-dhe-tripell-testi-double-triple-test-

Nuk ka javë të përcaktuar, se kur duhet të kryhet lindja e fëmijëve binjakë. Sa më arfër temit të realizohet lindja, aq më mirë është për shëndetin e fëmijëve.

Darina, bën mirë të lexosh edhe artikujt që ndodhen në këtë portal për shtatzëninë e shumëfishtë. Aty do të gjesh këshilla dhe rekomandime të ndryshme të mbarëvajtjen e shtatzënisë sa më mirë të jetë e mundur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti