Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të menstruacioneve

Pershendetje MD Mimoza. Une jam e martuar qe 9 muaj dhe kam deshire te mbes shtatzane ne 3 mujorin e fundit kam pasur crregullime te ciklit, kam bere nje kontrolle te mjeku me ka thane qe e kam mitren mbrapsht dhe e kam nje ciste, a paraqet rrezik kjo per mosmbetjen shtatzane? Heren e fundit i kam pasur 1 - 5 prill mirepo qe nje jave kam dhimbje te mjedisit dhe ka pak te barkut sikur kur te vijne menstruacionet, ju si profesioniste ne kete lemi cka me rekomandoni te bej? Faleminderit per kohen tuaj qe na kushtoni.

Luljeta Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta

Pozicioni i mitrës së kthyes prapa (retro-versio-flexio), nuk influencon për mbetjen shtatzënë. Problem për shtatzëni paraqet kisti ovarial, i cili mendoj se është shkaku i çrregullimit të menstrucioneve. Mjeku duhet të japë trajtim për kistin (gjithmonë nëse ky është më i vogël se përmasat 70x70 mm) dhe pas trajtimit mund të kërkosh për shtatzëni.

Megjithatë, përpara tentativës për shtatzëni, bën mirë të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar që bën fjalë për këshillimin parakoncepsional.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

Lina Isufi (14 vite më parë)
Luljeta edhe un kam pasur mitren te kthyer mbrapsht dhe kam pasur kist i cili ska qen me ndonje mase te madhe por vetem pas 1muaji me perdorim te kontraceptive u zhduk.Tash kam djalin dhe vajzen te cilte me mbushin jeten dhe me bejne mamin me te lumtur ne bote.Shpresoj qe edhe ti se shpejti te perjetosh kete ndjenje

/komuniteti