Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i trubullt

Pershendetje Mimoza. Desha te pyes ciklin menstrual e kam pas me daten 5 prill, muajin e kaluar me kane ardhe pas 30 diteve po kete muaj sot ne mengjes kam pak si menstruacione te trubullta e nuk po di qka po ndodh keshtu, se kam kohen me me ardhe cikli tani, dua qe te mbes shtatzane po cikli pse keshtu ne ditet e ovulimit pata marredhenje? Ju faliminderit nga zemra per pergjigjjen tuaj...

Lirushi Halim (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Për të patur një jetë të përgjithshme të shëndetshme, dhe në veçanti për të patur një shëndet riprodhues të realizuar, kërkohet që cikli menstrual të jetë i rregullt dhe pa oshilacione. Nuk mund të pretentohet dhe të tentohet për shtatzëni, nëse cikli menstrual nuk ka kohëzgjatje të rregullt. Prandaj të këshilloj që të kontaktosh me mjekun obstetër-gjinekolog, i cili duhet që me anë të vizitës gjinekologjike, analizave dhe ekzaminimeve të gjejë shkakun e e çrregullimit menstrual që në të shumtin e rasteve ka si shkak faktorët hormonal.

Në artikullin e linkut të poshtë shënuar, tregohet disa rrugë që duhet të ndiqen nga gruaja nën drejtimin e mjekut për të arritur një shëndet riprodhues optimal, si femëror ashtu dhe mashkullor.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti