Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivë urgjence

E dashur doktoreshe! Kam shume nevoje per ndihmen tende sepse nuk mund te dal te shkoj ne doktora jashte. Para disa kohesh kam kryer marredhenie seksuale me te dashurin tim mirepo ai e derdhi spermen jashte large vagines. Ai me thote qe eshte i sigurt qe asnje pike nuk ka depertuar por une kisha shume frike sepse ai nuk perdori kondom. Pastaj nga frika mora nje NorLevo mbas 52 oresh. Mbas 10 ditesh me erdhen periodat domethene 2 dite para se kisha daren e tre dhe ne fillim ishin me ngjyre te lehte pastaj gjak normal edhe zgjaten 3 dite e gjysem. Nuk e di ne jane perioda apo gjakderdhje? Jam shume ne merak dhe kam shume frike a jam apo sjam shtatzene? Te lutem me ndihmo!

Ola Beli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Nëse ka ndodhur ashtu si të ka treguar i dashuri yt, nuk ka arsye përse të shqetësohesh se mos ka filluar ndonjë shtatzëni e pa dëshiruar. Unë besoj se gjakrrjedhja që të ka ndodhur, ka qënë pjesë normale e cikli menstrual. Për të qënë e sigurtë me veten tënde, bëj test urinë (në shtëpi) për shtatzëni. Fishat e testit, gjenden në çdo farmaci dhe vepro me saktësi ashtu si përshkruhet në udhëzimin shoqërues.

Tjetër herë mos bëj dashuri pa mbrojtje.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti