Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Llogaritja e ditës së lindjes për shtatzëni normale

Pershendetje


Doja te dija ne cilen jave hy ne muajin e lindjes, pra kur hy ne muajin tim. Dita e pare e ciklit te fundit ka qene 6.12.2009. Flm per mirkuptimin

Diana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për çdo mjek dhe mami, është shumë e thjeshtë të japë fillimin e muajin të nëntë apo ditën e përafërt të lindjes së çdo gruaje shtatzënë. Diana, më e rëndësishme është të kryesh konsultat periodike gjatë shtatzënisë si dhe të zbatosh porositë dhe rekomandimet e mjekut që ndjek shtatzëninë tënde. Pra është shumë e rëndësishme që ecuria e shtatzënisë tënde të jetë normale deri në lindje.

Sipas datës që ke shkruajtur për ciklin e fundit menstrual përpara shtatzënisë, nëse ajo do të ecë pa probleme, do të futesh në muajin e nëntë rreth datës 23 gusht. Do të quhet lindje në kohë deri rreth datës 26 shtator. Koha teorike e lindjes së fëmijës tënd, mund të përcaktohet data 15 shtator.

Të uroj të lindësh një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm, me lindje normale.

/komuniteti