Sa janë të rrezikshme kondilomat?
Ele Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elvira
Kondilomat janë pasojë e infeksionit të HPV-së, i cili nuk shërohet. Në ndonjë rast lythat/kondilomat edhe mund të shërohen vetë, por, në shumicën e rasteve duhet që të trajtohen. Është mjeku obstetër-gjinekolog ai që përcakton mënyrën e trajtimit, pas vizitës dhe analizave laboratorike.
Infeksioni HPV, nuk është faktor i mos mbetjes shtatzënë, ndërsa ndjekja e shtatzënisë dhe në veçanti lindja duhet të jetë e studjuar dhe e planifikuar.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara Keta, te pershendes shume dhe te falenderoj per keshillat qe na i jepni per mes ketij webi. Pyetja ime eshte kjo sa jane te rrezikshme kondilomat si sherohen ato? Sa zgjat sherimi dhe nese nje grua ose nje qift i infektuar nga kondilomat a pamundeson ky virus qe mos te mbes shtatzene strishot i kam bere me kane dale mire. Po kam vetem kondiloma te lutem me shpjego pak rreth keti virusi... sa eshte i rrezikshem si sherohet dhe a le gjurme sherimi i tij? Gjithashtu a shkakton probleme qe mos te mbetesh shtatzene? Te pershendes shume, ju faleminderit per pergjigjen, zoti ju bekofte per mundin qe beni.