Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Jam ne javen e 30, ne analizat e fundit rezultuan me nje anemi hmg.95 si dhe yndyra ku vlera e treiglicerideve ishte 2.6. Dr. e nderuar a paraqet ndonje problem yndyra, dhe pse mund te jete rritur, ku nuk jam ne peshe si dhe ushqimi eshte i mire, kam shtypje te gjakut te ulet.

Vjollca Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Trigliceridet janë një problem që zgjidhet me rregullimin e rregjimit ushqimor. Ushqimet që duhen konsumuar në mënyrë të moderuar janë - pijet alkoolike - yndyrat e ngopura - sheqernat - lëngjet e gazuara - miellrat dhe produktet e tyre. Më hollësisht duhet të bisedosh me mjekët dietolog.

Presioni i ulët i gjakut, nuk përbën problem për shtazëninë por, për të qetësuar gjendjen rekomandohet pozicioni shtrirë anash majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti