Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim me menstruacione

Pershendetje, desha te ju pyes, kam nje crregullim me menstruacione, kam nje crregullim gati dy jave qe jam me menstrucione, koha eshte e njejte nuk kam pas vonese ne kohe, mirepo shume nga pak javen e pare, tash dy tri ditet e fundit pak me shume, por prape jo sic duhet apo sic kane qene te zakonshme deri me tani. Cka mund te jete sipas juve, ju lutem? Faleminderit.

Vjollca D (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Çrregullimet e ciklit menstrual vijnë si pasojë e ndryshimit të niveleve hormonale në gjak. Kryej analizën e FSH, LH, Prolaktinës dhe ekuilibrin hormonal të tiroideve. Në bazë të vizitës gjinekologjike, ekzaminimit ekografik dhe këtyre analizave, gjinekologu do të gjej shkakun dhe do të jap trajtimin për mos tu përsëritur më kjo gjendje.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti