Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënë apo jo?

Menstruacionet e fundit i kam pasur me datë 23 Mars dhe pasi i kam shumë të rregullta (28 ditë) këtë radhë mu vonuan dhe tesin e shtatzanisë e bëra me datë 21 dhe 22 prill (dy teste të llojit të ndryshëm) dhe të dyja më dolën pozitive, gjithashtu këto dy javë kam dhimbje në fund të barkut dhe mesit njëlloj sikur para menstruacioneve. Sot me datë 26 shkova te gjenekologia dhe ajo më tha që nuk mund ta dallojë në EHO një shtatzani. A duhet të shqetësohem apo është me të vërtetë herët për tu dalluar?

Vjosa Luli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Nëse edhe testi beta HCG ka treguar nivele të larta, konfirmimi përfundimtar për shtatzëni merret nga ekzaminimi ekografik i cili bëhet me sondë vaginale edhe në fund të javës së 5-të të shtatzënisë. Kërko të bëhet ky lloj ekzamimi edhe një herë edhe pas dy-tre ditëve.

Urioj që çdo gjë të jetë normale.

Vjosa Luli (14 vite më parë)
Por gjenekologia më tha që të vish pas dy javësh për ta vërtetuar shtatzaninë, mos ndoshta është vonë deri atëherë?

/komuniteti