Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni i mundshëm me kondiloma!

E nderuar Doktoreshe, kam nje pyetje e cila me shqeteson shume. Burri im para marteses ka qene i semure me kondiloma gjenitale, i ka hjekur ne menyre kirurgjike dhe ka marre tableta. Kete e kam kuptuar tani dhe jam e shqetesuar shume, se mos jam e infektuar edhe une. Para nje muaji kam pasur nje missed abort ne javen e 8. Te lutem me trego cfare analizash te bej une qe te vertetoj se jam apo jo e infektuar nga kondilomat? Ne regjionin gjenital nuk kam kurfare shenjash ne lekure. Ju falemnderit paraprakisht.

Hana Pr (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Kontakto një mjek obstetër gjinekolog, dhe ai do të drejtoj për të kryer analizat e nevojshme për të përcaktuar nëse je e infektuar apo jo HPV. Në vazhdimësi aim und të të rekomandoj të bësh edhe një Pap-test.

Infeksioni nuk ka influencë në shtatzëni, por ecuria e saj duhet ndjekur me kujdes dhe lindja duhet të jetë e planifikuar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti