Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth aborteve dhe shtatzënisë së re

Pershendetje doktoreshe e nderuar, deshta te ju pyes se kam pasur 2 aborte spontane njeren ne javen e 8, qe ka qene mos zhvillimi i frytit, ndersa tjetrin pas 3 muajve ka qene 12 javesh, qe te dyja kane qene aborte spontane, qe nuk kam pasur as gjakderdhje, as dicka qe mund ta verej se duhet te nderprej shtatzanine, mirepo qe te dyja abortet kane qene me mendimin e gjinekologut... Abortin e dyte qe kisha para 5 jave, kam bere analizen e OGTT, Anti Tpo, dhe perpos Kariogramit ku e bashkeshortit ka qene 46XX, dhe per shkak te kesaj ne rezultat ka dalur material shtese ne krahun e shkurte te kromozomit 14, dhe nga keto rezultat eshte rekomanduar qe une te beje kariotipizmin e lengut amniotik-amniocentezen. Mirepo me mendimin e mjekut gjinekolog me ka rekomanduar qe njehere te filloj shtatzanine, dhe kjo analize sipas tij ka qene e panevojshme. Atehere pyes a mund te mbetem shtatzane tani te filloj te mendoj per shtatzanine apo te pres deri ne 6 muaj? Faleminderit per kohen qe keni ndare per mua... Pune te mbare.

Vjollca Haxhiu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Më vjen keq për çka të ka ndodhur me dy shtatzënitë. Rekomandohet që një shtatzëni e re pas një aborti të fillohet pas 6-të muajsh, periudhë kjo, e cila nevojitet për rigjenerimin e aparatit riprodhues. Meqënëse mjeku gjenetist ka dhënë këshillat, zbatoji me përpikmëri që shtatzënia e rradhës të ketë ecuri normale deri në term.

Të uroj gjithë të mirat.

Vjollca Haxhiu (14 vite më parë)
Faleminderit shume per pergjigjjen e juaj,por kjo amniocenteza a duhet bere apo eshte e rrezikshme per shtatzanin e ardhshme??

/komuniteti