Sekrecione në shtatzëni
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Edita
Antibiotikët që të ka përshkruar mjeku, mund të përdoren te gratë shtatzëna pas javës së 12-të të shtatzënisë. Ato nuk kanë asnjë pasojë te fetusi. Përsa i përket sekrecioneve që ankon, të këshilloj të kontaktosh menjëherë mjekun që të ndjek shtatzëninë. Ai do të bëjë ekzaminimet e nevojshme, për të përcaktuar natyrën e sekrecioneve dhe do të japë rekomandime për trajtim.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 17 te shtatzanise, tani dhe sic ju kam treguar kam bere marsupilizimin e gjendres se bartolinit por me eshte kthyer prape dhe mjeku me ka dhene keto antibiotike per ti marre Metronidazole dhe Cefalexin. A jane te demshme per bebin keto, une e ndjeje veten me mire tash pas marrjes se ketyre ilaceve por desha te pyes se nganjehere po kam sekrecione te bardha dhe me lagen shume te mbrendshmet me duket nganjehere sikur sekrecione me uje, kjo me ndodh kur jam duke ndejte, a mos eshte lengu amniotik lengu i bebit apo thjeshte sekrecione sepse nuk po e di eshte shtatzania ime e pare, si duket lengu amniotik eshte me ngjyre apo? Dhe a eshte ne rrezik kjo qe po me ndodh, jam shume ne merak dhe pres me padurim pergjegjjen tuaj, cdo te mire.