Cikli pas lindjes
Lina Isufi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.
Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam vajzen 5 muajshe dhe e ushqej vetem me gji. Me daten 14 mars kam pasur ciklin e pare menstrual pas lindjes. Mirepo ne kete muaj akoma nuk kam pasur cikel. Me daten 22 prill kam bere testin dhe ai doli negativ. Tashti me intereson te di a kam ndonje crregullim te ciklit si shkak i gjidhenies apo jam shtatzane? Mos te harroj qe para lindjes cikli im menstrual ka qene shume i rregullt!