Rreth ujërave
Elida Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Miranda
Likidi amniotik është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë. Përsa i përket ankesave, të rekomandoj të drejtohesh menjëherë te mjeku që të ndjek shtatzëninë, për të bërë ekzaminimet e nevojshme dhe përcaktuar natyrën e këtyre sekrecioneve si dhe për të dhënë rekomandimet e nevojshme për trajtim.
Të uroj lindje të mbarë.
Prsh... une qe po ju shkruaj jam ne javen e 38 te shtatzenise... kam dhimbje si periodash dhe here here humbje lengu si te bardhe... doja te ju pyesja nese ujerat jane te shumta dhe a jane te bardha apo me ndonje ngjyre si dhe a eshte normale kjo qe me ndodh? Flm.